Bota “mban frymën”/ SHBA nis luftëanijen drejt Sirisë, kurse avionët rusë…

681
SHBA nuk e ben te gjate. Nis drejt urjave siriane shkaterruesin e famshem te raketave “Donald Cook”. Raportimin e bejne mediat e huaja, duke iu referuar agjencise turke te lajmeve.
Sipas saj, shkaterruesi i marinës ushtarake amerikane ”Donald Cook” la portin qipriot të Larnakës, ku ishte ankoruar, dhe u nis drejt ujërave siriane, por pati nje incident ne ajer, pasi u ndoq nga avionet ruse.
Donald Cook, u pozicionua rreth 100 kilometra nga porti sirian i Tartusit, ku ndodhet një bazë ushtarake e marinës ruse.
Ushtria e SHBA, e pajisur me më shumë se 60 raketa Tomahawk, u ndoq nga aeroplani rus pasi u nis nga porti i Larnakës, Qipro, pretendoi agjencia e lajmeve.
Aeroplanët rusë, pa u specifikuar se te cfare lloji, bënë disa here levizje ne ajer. Incidenti i dyshuar u raportua vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump u zotua për një reagim “të fuqishëm” ndaj sulmit kimik në Siri.
“Ne nuk mund të lejojmë mizoritë si kjo. Nuk mund ta lejojmë atë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke paralajmëruar ata që janë përgjegjës për “shumë opsione ushtarake do paguajne”.
Sigal