Bota magjike e akullit, hap dyert festivali madhështor në Kinë

135
Qyteti i famshëm i akullit në Kinë, Harbin, hap dyert për vizitorët nga e gjithë bota. Ditën e premte nisi festivali ndërkombëtar i borës dhe akullit.
Nën tematikën “kopshti i dëborës, bota fantastike”, josh vizitorët me skulpturat gjigante të akullit, ku kryefjalë është fantazia, e gjithashtu me aktivitetet e shumta në borë.
Rreth 10 mijë punonjës ndihmuan në krijimin e kësaj bote gjigante, e cila mbulon një sipërfaqe sa 84 fusha futbolli në një park pranë lumit Songhua. Më herët gjatë javës artistët u mblodhën për të bërë modifikimet e fundit në krijimet e tyre, disa prej të cilave u ngjajnë personazheve të famshme historike e atraksione të tilla si Tempulli i parajsës në Pekin e Sheshit të Kuq në Moskë.
I vlerësuar si festivali më i madh dimëror në botë, aktiviteti vjetor në provincën verilindore të Heilongjiang zhvillohet që prej 1983-shit dhe tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit. Ai zgjat deri në 28 shkurt.