‘Bota e poshtme’ e qytetërimit Maya, gërmime në tunelin sekret të Meksikës

771
Arkeologët në Meksikë do fillojnë këtë muaj të gërmojnë një tunel sekret që mendohet se do të çojë poshtë një piramide të ndërtuar gjatë qytetërimit të lashtë Maya.

Tuneli u mbyll disa shekuj më parë nga populli Mayan por arkeologët planifikojnë ta pastrojnë atë për të arritur deri tek shpella nënujore e fshehur që ishte kryesore për spiritualitetin Mayan.
Qytetërimi Maya nuk mund të kishte mbijetuar pa këto shpella nënujore të cilat ishin një pjesë e rëndësishme e kozmologjisë Maya.

Kaq të rëndësishme ishin këto vende për besimet e tyre, saqë banorët e Maya-s praktikonin sakrifica njerëzore aty, duke hedhur trupa në thellësinë e tyre më shpresën se do fitonin mbështetjen e zotit të shiut, Chac.

“Për popullin Mayan, shpellat ishin hyrja për në botën e poshtme. Ata e konceptonin kozmosin me tre shtresa bazë: qiellin, tokën dhe nëntokën. Kjo e fundit ishte shumë e rëndësishme për ta pasi konsiderohej si origjina e jetës, dhe nëse populli Mayan nuk mbante një balancë të mirë mes kësaj shtrese të universit dhe shtresës së tyre, kjo për ta do thoshte thatësirë, uri dhe sëmundje”, thotë Guillermo de Anda, një arkeolog nënujor.
Shpella sekrete
Para se spanjollët të arrinin në Meksikë në shekullin e 16-të, populli Mayan ishte një prej qytetërimeve më të mëdha në botë dhe qyteti rrënojë i Chichen Itza, në shtetin Yucatan, është një prej arritjeve të tyre më impresionuese, një qytet i ndërtuar rreth shekullit të 6-të por i braktisur deri në në kohën e pushtimit spanjoll.
Mbi rrënojat është një piramidë e njohur si “El Castillo”, 24 metra e gjatë e cila u ndërtua sipas parimeve strikte gjeometrike.
Chichen itza ka katër shpella nënujore të dukshme por dy vite më parë, shkencëtari meksikan Rene Chavez Segura përcaktoi se ka një shpellë nënujore të fshehur poshtë El Castillo, e cila nuk është parë asnjëherë nga arkeologët.
Tani, ekipi i Guillermo de Anda, i cili muajin e kaluar zbuloi shpellën e përmbytur më të madhe në botë, është afër arritjes së shpellës poshtë El Castillo.
Qendra e botës?
Ekipi i arkeologëve do rikthehet tek tunelët me qëllim pastrimin e tyre për të gjetur hyrjen e shpellës nënujore poshte piramidës El Castillo, dhe ata besojnë se gërmimet do zgjasin tre muaj. Arkeologu Guillermo de Anda beson se shpella nënujore mund të përfaqësojë një drejtim të 5-të- “axis mundi” ose qendra e botës, të cilën populli Mayan e përshkruante si një pemë të madhe, e njohur si Pema e Jetës.
Megjithatë De Anda thotë se akoma shumë për të mësuar për rolin e sakrificës njerëzore në jetën e popullit Mayan.
Sigal