Bosnje, policia arreston pesë kroato-boshnjakë me dyshimin për krime lufte

424
Me urdhër të prokurorisë, policia boshnjake arrestoi sot pesë qytetarë kroato-boshnjakë, me dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Capljinë, në jug të Hercegovinës, njoftoi agjencia zyrtare boshnjake e lajmeve, FENA.
Sigal

Sipas saj, krimet dyshohet se janë kryer në vitin e parë të luftës në Bosnje (1992-1995). Miroslav Hwrstiç (67), Ivan Mediç (64), Miljenko Nogolice (54), Jadranko Martinoviç (48) dhe Tonçe Rajiç, 45 vjeç, dyshohen se kanë arrestuar, në cilësinë e trupave kroate, dhe më pas kanë keqtrajtuar dhe torturuar civilë në kampin e Dreteljit, në Capljinë. Tre nga të arrestuarit janë akuzuar edhe për përdhunime të grave serbo-boshnjake.