Boshnjakët protestojnë kundër ligjit të ri të punës: Cënohen të drejtat e punëtorëve

432
Mijëra njerëz kanë protestuar kundër ligjit të ri të punës, i cili është në kuadër të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Sindikatat e punëtorëve kanë kërcënuar se do të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, e cila ishte e rrethuar nga forca të shumta policore.
Ligjvënësit në Federatën Bosnjake-Kroate të Bosnjes, ka miratuar legjislacionin e ritë punës të kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ligji i ri do të prezantojë praktika të reja fleksibile të punës dhe do të bëjë ndryshime ligjore, në mënyrë që të merren fonde nga FMN-ja dhe BE-ja të cilat janë të nevojshme për shtetin.
Sindikatat kanë thënë se ligji i ri pakëson të drejtat e punëtorëve dhe ua bënë më të lehtë punëdhënësve që të largojnë njerëz nga puna. Ligjvëvënësi në rajonin autonom serb në Bosnje gjithashtu kanë miratuar të njëjtin ligj.
Sigal