“Bombat bërthamore të Koresë së Veriut, kërcënim global. Duhet zgjidhje”

475
Programi i armëve bërthamore i Koresë së Veriut demonstron “përparim të shpejtë” dhe paraqet një “kërcënim të ri global” ndaj sigurisë ndërkombëtare, tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) pas testit të gjashtë bërthamor nga Pheniani në fillim të këtij muaji.

Prova e 3 shtatorit shkaktoi një tërmet me magnitudë prej 5.6 ballësh.

“Rezultati është shumë më i madh se testi i mëparshëm dhe kjo do të thotë se Koreja e Veriut ka bërë përparim shumë të shpejtë”, u tha gazetarëve në Seul, drejtori ndërkombëtar i IAEA Yukiya Amano, pas një takimi me ministrin e jashtëm të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha.

“Kombinuar me elementë të tjerë, ky është një kërcënim i ri dhe ky është një kërcënim global”, shtoi ai duke iu referuar zhvillimit të raketave balistike të Koresë së Veriut.

Administrata meteorologjike e Koresë vlerësoi se testi i gjashtë bërthamor dha energjinë prej së paku 50-60 kilotons. Kina tha se shpërthimi prodhoi një yield prej 108.3 ± 48.1kt.

“Është e vështirë të gjykohet nëse është një eksperiment i bombës me hidrogjen apo jo,” tha Amano. “Gjëja më e rëndësishme tani është që bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkohet për të zgjidhur këtë kërcënim serioz”.

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore tha se kriza duhet të zgjidhet përmes një kornize të OKB-së, por theksoi se agjencia e tij është e gatshme të “luajë një rol” në zbutjen e kërcënimit të ri.

Tensionet janë përshkallëzuar me shpejtësi mes retorikës së vazhdueshme dhe gjithnjë e më agresive midis Phenianit dhe Uashingtonit.
Sigal