Bombarduesit rusë kryejnë fluturime mbi gadishullin Korean

528
Bombarduesit rusë të tipit Topolov Ms-95, kanë kryer fluturime mbi oqeanin paqësor, detin e Japonisë dhe në detin lindor të Kinës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, sipas të cilës avionët japonezë dhe të Koresë së Jugut, kanë ndjekur bombarduesit rusë për t’i larguar ata nga rajoni. Fluturimet janë bërë në linjat ajrore ndërkombëtare dhe me paralajmërimet e mëparshme të ministrisë së mbrojtjes ruse.

Fluturimet e bombarduesve rusë në afërsi të gadishullit korean, kryhen në kohën kur Amerika dhe Koreja e Jugut po kryejnë manovra ushtarake në këtë rajon.

Koreja e Veriut e ka cilësuar stërvitjen e përbashkët ushtarake të trupave amerikane dhe koreano-jugore si një sjellje të pamatur, që po çon drejt luftës bërthamore.

Sipas Uashingtonit, ky kërcënim nuk do të pengojë zhvillimin e stërvitjes siç është planifikuar.

Pheniani ka paralajmëruar se stërvitja e përbashkët ushtarake mes trupave amerikane dhe koreano-jugore është “një sjellje e pamatur që po e çon situatën në fazën e pashmangshme të luftës bërthamore”.

Koreja Veriore deklaroi se ushtria e vendit mund të godasë Shtetet e Bashkuara në çdo kohë, dhe as Guami, Hauai apo vetë SHBA-të nuk do të mund të shmangin “sulmin e pamëshirshëm”.

Mesazhi në ‘Rodong Sinmun’, gazeta zyrtare e qeverisë, vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara filluan stërvitjen e përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut. Tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.
Sigal