Bombardimet në Siri vrasin 22 civilë

446
Të paktën 22 civilë kanë humbur jetën pas tre shpërthimeve të njëpasnjëshme me bombë në veri-lindje të Sirisë.
Incidenti i ndodhur në qytetin Tal Tamr, ishte një sulm i planifikuar, pasi ekspozivët ishin montuar në tre kamionë të ndryshëm.
Kjo zonë kontrollohet nga militantët kurdë, dhe shpesh herë ka qënë objektiv i Shtetit Islamik.
Autoritetet kanë bërë me dije se dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar dhe se pritet të rritet numri i viktimave.
Një prej shpërthimeve goditi spitalin kryesor të qytetit, duke vrarë pesë persona përfshirë një doktor.
Sigal