Bombardimet ne Irak e Siri, SHBA: Kemi vrarë 10 000 militantë të ISIS

68
Më shumë se 10 000 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë që kur koalicioni i udhëhequr ndaj Shteteve të Bashkuara nisi fushatën e bombardimeve në Irak dhe Siri.
Të paktën kështu ka deklaruar Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, për radion franceze “France Inter”, nga Parisi, ku mori pjesë në takimin e pjestarëve të koalicionit ku zëvendësoi eprorin e tij Xhon Kerri.
Një ditë më parë, në mbeldhjen e aleatëve kundër ISIS, kryeministri irakian, Haider Al-Abadi, akuzoi pjestarët e koalicionit se nuk po bënin mjaftueshëm për të ndihmuar qeverinë e tij që të rifitojë territoret e humbura.
Megjithatë, vendet anëtare mbështetën planin tre-vjeçar irakian për të rifituar mbrapsht territoret e humbura ndaj ekstremistëve, ndërsa kërkuan më tepër përpjekje nga qeveria irakiane, që përbëhet kryesisht nga pjestarë të degës Shiite të islamit që të përmirësonin marrëdhënien me pakicën sunite, si e vetmja mënyrë për të mos lejuar përhapjen e ideologjisë terroriste të ISIS
Takimi i koalicionit në Paris u mbajt pak ditë pas humbjes më të madhe të qeverisë irakiane prej rreth një viti, kur militantët e Shtetit Islamik morën nën kontroll qytetin Ramadi, kryeqendrën e prvincës sunite Anbar, që ndodhet vetëm 90 kilometra larg Bagdadit.