Bombardime të reja ajrore në Alepo të Sirisë

480
Sigal

Sulmet ajrore të Rusisë dhe Sirisë e kanë goditur sot
qytetin Alepo, vetëm disa ditë para takimit të fuqive botërore, ku synohet
ripërtritja e armëpushimit në këtë vend të përfshirë nga lufta.

Qyteti Alepo, që është nën
kontrollin e kryengritësve, është sulmuar me bombardimet më të ashpra gjatë
javëve të fundit, pas shkatërrimit të armëpushimit, të ndërmjetësuar nga
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, muajin e kaluar.

Forcat qeveritare të Sirisë, të
mbështetura nga Rusia, po përpiqen ta rimarrin kontrollin në Alepo.

Më se 20 sulme ajrore sot e kanë
goditur pjesën lindore të qytetit, ku  janë vrarë 7 civilë, ka thënë Observatori
sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në
terren.

Këto sulme u bënë vetëm, disa
ditë para takimit të fuqive botërore në Zvicër dhe Britani, për të diskutuar
për përfundimin e dhunës në Siri.

Observatori tha dje se prej 19
shtatorit, në pjesën lindore të Alepos, janë vrarë së paku 358 civilë.Gazeta Telegraf/