BMW-ja investon 400 milionë euro në qendrën e kërkimeve në Mynih

61
Prodhuesi gjerman i automjeteve, BMW deklaroi sot se synon një invastim masiv prej 400 milionë eurosh në qendrën e saj të kërkimit dhe inovacionit në Mynih.
Gjiganti gjerman deklaroi se ky projekt, që do të krijojë 5 000 vende të reja pune në qendrën “FIZ Future” do të përfundojë në vitin 2019.
“Ndërsa rreth 15 000 vende pune do të krijohen deri në vitin 2050”, njoftoi BMW-ja.
“Me një përqëndrim në teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale, një gjeneratë e re inxhinierësh dhe shkencëtarësh kompiuterikë do të lindë”, thotë në një komunikatë ylli i industrisë së ekonomisë më të fortë në Evropë.