Sigal

Forca të armatosura policie kanë bllokuar një stacion metroje në Londër, duke evakuuar udhëtarët që gjendeshin aty.

Dhjetëra makina policie rrethuan në pak minuta stacionin “Bond Street” këtë mbrëmje dhe nxorën me shpejtësi udhëtarët jashtë, në atë që u konfirmua më pas se nuk ishte një sulm i dyshuar terrorist.

Policia Metropolitane konfirmoi se kishte arrestuar një njeri të armatosur dhe qartësoi se nuk ka ndonjë të lënduar nga incidenti në fjalë.

Ndërkohë qytetarët që u gjendën në vendngjarje postuan në Tëitter për “kërdi” pasi u detyruan të iknin në zemër të Londrës.

Një pasagjer shkroi: “Sapo u evakuuam nga stacioni Bond Street për shkak të një emergjence. Një përvojë e frikshme dhe dikush erdhi me mikrofon duke prodhuar vërtet tension, teksa na bënte thirrje të largoheshim”.