Bllokohet rruga e Ballkanit, tensionohet situata për rrefugjatët

466
Tensionet janë rritur në mesin e mijëra emigrantëve, që po drejtohen për në veri nëpërmjet shteteve të Ballkanit, ndërsa rruga e tyre për në Europën Perëndimore është bllokuar nga kontrollet e reja.
Kroacia i ka kërkuar fqinjit të saj verior, Sllovenisë, të pranojë 5 mijë emigrantë çdo ditë, por Sllovenia ishte dakord vetëm për gjysmën e këtij numri.
Një zyrtar tha për BBC se Kroacia nuk do të ketë më dhoma në kampet e saj tranzit brenda disa ditësh.
Autobusët e mbushur me njerëz u drejtuan për në Serbi të dielën (19 tetor).
Brenda natës, shumë emigrantë u detyruan të prisnin në mes të ftohtit dhe shiut.
Mijëra azilkërkues po udhëtojnë në veri nëpërmjet Ballkanit, me shumicën e tyre që duan të arrijnë Austrinë, Gjermaninë dhe vendet e Bashkimit Europian.
Sigal