Bllokohet programi i Obamës, Republikanët miratojnë aktin kundër refugjatëve

422
Dhoma e përfaqësuesve amerikanë ka miratuar të ashtuquajturën akt i sigurisë kundër armiqve të jashtëm, një masë kjo që bllokon programin për strehimin e klandestinëve sirianë dhe irakianë.
Pavarësisht vetos së Presidentit amerikan Barak Obama mbi këtë ligj, i cili shkon krejtësisht kundër programit të strehimit të refugjatëve, masat e sigurisë u miratuan me 289 vota pro të republikanve plus 47 vota të demokratëve, ndërkohë kundër ishin 137 ligjvënës.
Tashmë mbetet që American Security Act të kalojë në senat, i cili ka shumë gjasa të miratohet pasi dominohet nga republikanët.
Sipas këtij ligji, ministri i Brendshëm , kreu i FBI-se dhe ai i Inteligjencës Kombëtare duhet të çertifikojnë që anjë refugjat nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare amerikane.
Ky proces verifikimi zgjat minimumi 18 muaj dhe në këtë mënyrë bllokon programin për strehimin e klandestinëve të njoftuar nga Obama në kuadër të kontributit global për të zgjidhur krizën e klandestinëve që ka përfshirë perëndimin.
Para votimit, udhëheqësi i shumicës Kevin McCarthy tha se ligji nuk do të ndalojë hyrjen e refugjatëve, por thjesht vendos një pauzë në këtë proces deri sa të jemi të sigurtë se askush nga ata nuk përbën rrezik për vendin tonë.
Kurse demokratët argumentuan se ligji do të dërgojë një sinjal të gabuar në grupin terrorist të shtetit islamik, dhe se refugjatët janë thjesht viktima të terrorit që kanë nevojë për shtrehë. Miratimi i masave për demokratët është akt i paarsyeshëm.
Sigal