Blindohet Britania, kamikazi mund të mos ketë vepruar vetëm

520
Kamikazi që hodhi veten në erë ka shumë gjasa të mos ketë vepruar vetëm.

Kështu ka deklaruar ministrja e Brendshme Britanike Amber Rudd. Duke e konsideruar sulmin të rëndë dhe të shkatërrues

“Ishte sulmi më i sofistikuar që kemi parë deri tani. Pikërisht për këtë arsye besojmë se ai me shumë gjasë nuk ka vepruar i vetëm” tha Rud, duke shtuar se sulmuesi ishte i njohur “deri në një farë pikë” nga shërbimet e inteligjencës, gjë e cila lë të nënkuptohet se sulmuesi nuk ishte klasifikuar si subjekt me rrezikshmëri të lartë në Britani.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka çuar nivelin e kërcënimit terrorist në nivelin më të lartë të quajtur kritik, që do të thotë se sulmet tashmë janë të pashmangshme.

Në praktikë, sipas edhe deklaratës së kryeministres së vendit, Teresa May që bëri njoftimin, ky nivel kërkon angazhimin e ushtrisë e cila do të vendoset në ruajtjen e zonave kyçe, përfshirë Buckingham Palace, Downing Street, ambasadat dhe Pallatin e Westminster.

Trupa ushtarake do të vendosen edhe gjatë eventeve të ndryshme, përfshirë edhe koncertet.

May u bëri thirrje qytetarëve të saj të mos alarmohen, duke i cilësuar thjesht masa në përgjigjeje të përmasave të ngjarjes.

Ministrja e Brendshme, Rud konfirmoi se në rrugë në të gjithe vendin do të vendosen 3,800 trupa . Ndryshimi i kërcënimit terrorist vjen pasi hetuesit nuk janë në gjendje ende të kuptojnë nëse sulmuesi i përket ndonjë grupi terrorist.

Në sulmin në Manchester Arena humbën jetën 22 persona, pjesa më e madhe adoleshentë dhe fëmijë. Aktualisht, të plagosurit, 12 fëmijë të moshës nën 16 vjeç, janë duke u trajtuar në tetë spitale në Manchester. Ndërkohë rezultojnë edhe të humbur, tre prej te cilëve të identifikuar.
Sigal