“Blindohet” Berlini në prag të festave të fundvitit, kontrolle intensive kundёr islamistёve

66
Pjesёtarё tё njёsive speciale dhe 130 policё kontrolluan nё Berlin dhe nё landin Saksoni-Anhalt banesat e islamistёve tё dyshuar. Hetimet, sipas tё dhёnave tё Prokurorisё sё Pёrgjithshme tё Berlinit drejtoheshin kundёr katёr tё akuzuarve nё moshёn 18 dhe 21 vjeҁ. Ata akuzohen pёr antarёsi nё milicёt e terrorit IS dhe pёrgatitje tё njё akti tё rёndё dhune me rrezik pёr shtetin. Hetuesit sekuestruan prova, kryesisht media me materale tё regjistruara, bёhet e ditur mё tej.
Para njё viti nё zonat e luftёs tё IS
Dy tё akuzuar, sipas autoriteteve tё sigurisё, dyshohet se nё nёntor 2016 pёrmes Stambollit kanё udhёtuar nё territorin e luftёs sё IS-it. Njё tjetёr i akuzuar ka kryer njё trajnim ushtarak tek ISIS-i. Tё tre dyshohet se kanё lidhje me xhihadistёt. I dyshuari i katёrt ka ndihmuar nё udhёtimin pёr nё territoret e IS-it. Policia nё Berlin siguroi banesat nё Berlin, qё do tё kontrollohen.
Kontakt me Anis Amri
Ministri i Brendshёm Thomas de Maizière tha nё Potsdam, se hetimet e Prokurorisё sё Pёrgjithshme tё Berlinit kanё nё fokus edhe njё njohje nё qarqet e atentatorit Anis Amri. Sipas njoftimeve tё gazetave tё rrjetit redaksional tё Gjermanisё, tё paktёn njёri nga personat, shtёpitё e tё cilёve u kontrolluan nga policia nё Berlin, ditёn e atentatit nё tregun e Krishtlindjeve nё Berlin para njё viti ka pasur kontakt me atentatorin Amri. Kjo del nga dosja e hetimeve tё Prokurorisё sё Pёrgjithshme dhe tё Zyrёs Federale tё Kriminalistikёs. Sipas kёtyre tё dhёnave i dyshuari Walid S. pasditen e 19 dhjetorit 2016 ka shёtitur gjysmё ore me Amri-nё nё lagjen Wedding. Pas kёsaj ata bashkё me njё tunizian vizituan xhaminё Masjid-Al-Ummah, shkuan nё njё kioskё si dhe kanё qendruar pёr ҁerek ore nё sheshin Alexanderplatz. Walid S. po ashtu ёshtё parё njё orё e gjysmё pas atentatit nё sheshin ku u krye sulmi, Breitscheidplatz.
Amri me njё maune mёsyu me paramendim ndaj masёs sё njerёzve nё tregun e Krsihtlindjese nё sheshin e Berlnit Breitscheidplatz nё afёrsi tё kishёs sё Pёrkujtimit tё Perandorit Wilhelm. Si pasojё e kёtij sulmi gjetёn vdekjen dymbёdhjetё vetё dhe mё shumё se 70 tё tjerё u plagosёn