Bisedimet për emrin, Kocias takon homologun maqedonas në Ohër

544
Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias në kuadër të vizitës së tij në Ohër do të zhvillojë sot një takim me homologun e tij Nikolla Dimitrov. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 09:00. Kryefjala e takimit mes dy zyrtarëve do të përqendrohet tek bisedimet për çështjen e emrit në Maqedoni.
“Upper Macedonia” është emri që kërkon pala maqedonase. Emri do përdoret për origjinën e shtetësinë e qytetarëve, ndërsa gjuha që të quhet maqedonase duhet të ketë një shtesë “familja e gjuhëve sllave”. Mësohet se Kocias ka propozuar kompromis dypalësh e trajtim realist dhe pragmatist të çështjes.
Ministri i Jashtëm grek tepër i përmbajtur për ecurinë e çështjes, pohon se procedura është në pike delikate dhe se janë pikasur vijat e përbashkëta e të kundërta. Ai shpreson se me kompromiset e duhura dypaleshe do të këtë zhvillime pozitive në bisedimet e sotme.
Kujtojmë se ministri Kocias, në vijim të turit Ballkanik, do të vizitojë Prishtinën, ku do takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Sigal