Bisedime ndërkombëtare për Sirinë, Rusia propozon takimin në 11 shkurt

384
Rusia propozon organizimin e diskutimeve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës siriane me liderë perëndimorë, arabë dhe iraniane më 11 shkurt në Mynih, Gjermani, deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm rus, Mihail Bogdanov.
“Pas një dakordësimi në parim mes shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry për këtë gjë, ne u propozojmë edhe anëtarëve të tjerë të grupit ndërkombëtar për mbështjetjen e Sirisë datën 11 shkurt në Mynih për zhvillimin e bisedimeve”, deklaroi Bogdanov, i cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve, TASS.
Sigal