Bisedime mes NATO-s dhe Rusisë

505
Zyrtarë ushtarakë të Rusisë dhe NATO-s mbajtën të premten bisedimet e para të drejtpërdrejta, tre vjet pasi aleanca perëndimore ka ndërprerë kontaktet me Rusinë, për shkak të ndërhyrjes së Kremlinit në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, ka biseduar në telefon me shefin e shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, në lidhje me mundësitë e rifillimit të bashkëpunimit, për parandalimin e përplasjeve aksidentale midis forcave ushtarake dhe për çështje të tjera të sigurisë. Selia e NATO-s në Bruksel e konfirmoi bisedën. Një zëdhënës i NATO-s tha se dy gjeneralët janë dakordësuar që të mbeten në kontakt.
Sigal