Bisedë telefonike Trump-Netanyahu para vizitës së presidentit amerikan në Izrael

502
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu zhvilluan dje një bisedë telefonike, disa ditë para vizitës në Izrael të presidentit amerikan, njoftoi një zëdhënës i kryeministrit izraelit.

Kjo vizitë po merr një kthesë gjithnjë e më delikate rreth një polemike mbi statusin diplomatik të Jeruzalemit, dhe prej së martës, ka të dhëna sipas së cilave Trump i kishte komunikuar zyrtarëve rus informacione të klasifikuara që SHBA-së i janë ofruar nga ana e Izraelit.

‘’Trump dhe Netanyahu biseduan për gati 20 minuta dhe tema e vetme e diskutimit lidhet me vizitën e ardhshme’’, tha zëdhënësi.

Presidenti amerikan pritet të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku është parashikuar në axhendë të udhëtojë të nesërmen drejt Cisjordanisë, territor i pushtuar palestinez.
Sigal