Bisedë telefonike Merkel-Cameron: Progres mbi të ardhmen e Britanisë në BE

497
Kryemisnitri i Britanisë së Madhe David Cameron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë konkluduar se Britania dhe Bashkimi Europian kanë shënuar progres në negociat e tyre mbi të ardhmen e Britanisë. Sipas informacioneve të mediave britanike, të dy liderat kanë pranuar se planet e Cameron janë mbështetur nga një pjesë e madhe e vendeve europiane, por sërish ata këmbëngulin se mund të punohet më shumë për zgjidhjet e duhura.
Burime pranë Cameron thanë se dy liderat kanë diskutuar gjithashtu edhe krizën e emigrantëve dhe konferencën që do të mbahet për Sirinë javën e ardhsme në Londër. Britania e Madhe ka planifikuar mbajtjen e referendumit mbi anëtarësimin e vendimit në Bashkimin Europian në fund të vitit 2017. Cameron ka premtuar sigurimin e një marrëveshje më të mirë për Britaninë e Madhe në Bashkimin Evropian si një prelud për referendumin, në të cilin votuesit do të pyeten nëse duan të qëndrojnë në BE apo jashtë tij.
Ka pasur spekulime se kryeministri Cameron mund të thërrasë zgjedhje të parakoshëme në fillim të qershorit të këtij viti, nëse merr mbështetjen e 27 udhëheqësve të tjerë të BE-së për kërkesat e tij që parashikojnë reformat që duhet të ndërë Bashkimi Eruopain në samitin e shkurtit.
Sigal