Biseda telefonike/ Macron dhe Trump: Armëpushimi në Siri të zbatohet menjëherë

598
Presidenti francez Emanuel Macron dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump kanë rënë dakord gjatë një bisedë telefonike, për të kërkuar zbatimin e menjëhershëm të rezolutës së OKB-së për vendosjen e një armëpushimi në Siri.
“Duke iu referuar përballjes me bombardime të vazhdueshme, pa dallim edhe të civilëve, veçanërisht në Gutën Lindore, dy liderët e cilësuan si të nevojshme angazhimin e Rusisë për të ushtruar me vendosmëri një presion maksimal ndaj Damaskut dhe për të përmbushur rezolutën”, sipas zyrës së presidentit francez.
“Të paktën 674 civilë janë vrarë në Gutën Lindore gjatë 12 ditëve të fundit”, sipas një raportimi të organizatës për mbrojtjen civile, në zonat e kontrolluara nga opozita në Siri.
Sigal