Binjaket që humbën jetën pranë njëra tjetrës në sulmin terrorist

430
Emilie dhe Charlotte Meaud janë binjaket identike që humbën jetën përkrahë njëra tjetrës në breshërinë e plumbave mbrëmjen e 13 nëntorit në Paris. Motrat 30 vjeçare kishin dalë për të kaluar kohë së bashku në barin “Carillon” kur u bënë pjesë e 129 viktimave nga sulmi terrorist në kryeqytetin francez. Sot nëna e tyre e ve dhe vëllai po planifikojnë funeralin e tyre në mënyrë për t’i varrosur dy binjaket në vendlindjen e tyre Aixe sur Vienne në Limousin të Francës Perëndimore.

“Është e vështirë për një nënë të varrosë fëmijën e saj. Të varrosë 2 është e paimagjinueshme”- është shprehur për DailyMail Rene Arnaud kryetari i bashkisë së qytetit. “Megjithatë kur pash familjen e tyre, ata nuk kishin urrejtje në zemrën e tyre, vetëm shokim absolut. Me çfarë fjalësh mund ti ngushëllosh ata? Me asnjë.” – ka vazhduar ai. Emilie dhe Charlotte lanë pas jetën e tyre me një karrierë të suksseshme përkatësisht në arkitekturë dhe biznes.
Sigal