Binjaket ndajnë çdo gjë bashkë… edhe të dashurin

454
Anna dhe Lucy DeCinque janë binjaket identike nga Perth, Australi të cilat ndajnë çdo gjë përfshirë dhe të dashurin, madje janë betuar se do të përpiqen të ngelin shtatzënë në të njëjtën kohë. 30 vjeçaret kanë shpenzuar rreth 250 mijë dollarë për implante gjoksi, lip fillers, vetulla dhe qerpikë false që të duken më shumë si njëra tjetra. Dyshja është në një lidhje 4 vjeçare me mekanikun elektrik Ben Byrne. Ato kanë pranuar se duhet kenë fëmijë me të pasi trupat e tyre kanë nevojë të jenë njësoj, raporton news.com.au. Anna dhe Lucy u shfaqen në programin e ditës së marte SBS’ Insight për të diskutuar se si binjaket identike ndryshojnë dhe zhvillohen kur rriten. Sipas programit, binjakët identikë ndajnë 99.9 përquind të AND-së, intelektit,seksualitetit dhe shëndetit. “Nëse ajo ecën disa metra, unë duhet të eci disa metra sepse duhet të djehim të njëjtën sasi kalorish,”- u shpreh Lucy. Pala tha se ndjehen sikur nuk ekzistojnë nëse nuk janë me njëra tjetrën.
Sigal