Bill Klinton: “Harrojeni Hillarin, Chelsea do të ishte një presidente më e mirë”

144

Në një intervistë me Piers Morgan në CNN, ish-presidenti amerikan u pyet se kush do të shërbente më mirë si presidente në Shtëpinë e Bardhë, gruaja apo vajza e tij.

“Për nesër ose pasnesër, do të ishte mirë gruaja ime, sepse ajo ka më shumë përvojë”. “Në planin afatgjatë, do të ishte më mirë Chelsea. Ajo e di më shumë se ne, për çdo gjë”.

“Ka qenë një kohë në fëmijërinë e saj kur mendoja se ndoshta ajo mendonte se e kishte  bërë ajo diçka, kur në fakt nuk e kishte bërë, tani jam shumë i sikletosur të pranoj se në fakt ajo e bënte çdo gjë”, vazhdoi ai. “Pra, unë ndjehen sikur jam në shkollë çdo ditë kur flas dhe kam një bisedë me të”.

Vajza 33 -vjeçare e ish-presidentit ka marrë përsipër një rol të madh në Iniciativën Globale Klinton, i cili po mban takimin e tij vjetor në Nju Jork këtë javë.

Javën e kaluar, gjatë një interviste për “The Daily Show”, Chelsea Clinton ka thënë se, ajo e ka shmangur qëllimisht politikën deri në këtë pikë të jetës së saj, por gjithsesi ka lanë një derë hapur që, në të ardhmen e largët, të ndjek gjurmët e prindërve të saj në politikë.

Dhe gjatë një turneu të kohëve të fundit me fondacionin e saj në Ruanda, Chelsea është pyetur në lidhje me ambicien e saj politike. Përgjigja e saj ka qenë kjo:

Unë jam … mirënjohëse që jetoj në një qytet dhe shtet ku vërtet besoj në përfaqësuesit e mi, kulturën e tyre dhe kompetencat e tyre. Nëse një ditë, zbuloj se ndonjëri nga ata nuk është ashtu siç mendoja dhe unë mund të bëjë më shumë për një ndryshim në sektorin publik, ose në qoftë se nuk në pëlqen se si po drejtohet qyteti apo shteti im, atëherë unë do të duhet të pyes vetën dhe t’i përgjigjem asaj pyetje.

Ndërkohë, Bill Klinton këmbëngul se ai nuk e di dhe s’ka informacion nëse Hillary do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk e di,” tha Klinton për Fareed Zakaria të CNN të dielën. “Dikush mund ta dijë këtë, por unë nuk e di. Unë jam një nga njerëzit që nuk e di”.

Por ai e mirëkupton kandidimin e Hillary-t në vitin 2016.

“Ajo shërbeu mjaft mirë si sekretare e shtetit, dhe njerëzit në të gjithë spektrin politik më në fund arritën të shihnin performancën e saj, ku dikur e shihnim vetëm në pranë saj,” tha Klinton. “Kjo ishte hera e parë që vendi e pa atë si një karakter që është thjesht ajo që ju shikoni. Ajo e tregon vullnetin e saj në punën e përditshme, i kryen gjerat deri në fund dhe është shumë e fortë në lidhje me to”.