Bilanci i Apple

474
Të ardhurat e Apple për tremujorin aktual (i treti), duket se janë shumë më lart nga ato të parashikuara nga “Wall Street”, çfarë ka bërë që të zbuten shqetësimet e investitorëve për një vonesë të mundshme në lançimin e versionit të ri të “iPhone”, që koinçidon me 10-vjetorin e tij, e ka rritur vlerën e aksioneve të kompanisë në maksimum.
Kompania më e vlefshme e teknologjisë në botë ka arritur rezultate të mira në shitje dhe të ardhura.
Aksionet u rritën në bursa me 6 për qind, duke arritur në vlerën e 159 dollarëve. Apple pritet të përdorë ekranet “Oled” me rezolucion të lartë për “iPhone”-in e fundit, bashkë me teknologji më të mirë të “touchscreen” dhe karikimin “wireless”, që mund të dalë në treg me një vlerë fillestare prej 1.000 dollarësh.
Të ardhurat e parashikuara të kompanisë janë nga 49 deri në 52 miliardë dollarë për tremujorin aktual, ndërsa analistët presin një total prej 49.21 miliardë dollarësh.
Sigal