Bilanc tragjik, shkon në 10 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

370
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus udhëtarësh mësohet të ketë dalë nga rruga.

Sipas medieve vendase, ka shkuar në 10 numri i viktimave ndërsa nuk dihet numri i saktë i të lënduarve, por më parë u fol për 20 të tillë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulancat, ndërsa të plagosurit po transportohen me urgjencë drejt Siptalit të Shkupit, ndërkohë po punohet për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në autobus.

Sipas të njëjtave informacione dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë plasja e gomës së autobusit, e për pasojë autobusi ka dalë fillimisht në krahun tjetër të autostradës, e më pas ka përfunduar duke u rrokullisur jashtë rruge.