Bie helikopteri në Kaliforni, bota në zi, dalin emrat e nëntë viktimave të aksidentit tragjik

582
Sigal

Bota e sportit është në zi për largimin në mënyrë tragjike nga jeta të basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant. Bryant vdiq dje në një aksident me helikopter bashkë me të bijën, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë, emrat e të cilëve sot janë bërë publikë.

Mjegulla duket se ka qenë shkaku i rrëzimit të helikopterit, megjithëse po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Sipas mediave ndërkombëtare, në zonën ku ka ndodhur aksidenti tragjik, piloti nuk ka patur shikueshmëri duke humbur kontrollin nga mjegulla.

Bryan po udhëtonte në një helikopter me lartësi 500 metra, me shpejtësi 300 kilometra në orë. Nga aksidenti nuk ka mundur të shpëtojë asnjë prej pasagjerëve që ishin në këtë helikopter.

Vetëm piloti nuk është identifikuar ende, ndërkohë e gjithë bota është zhytur në postime dhe dedikime që kanë në fokus jetën e yllit amerikan të Los-Angeles.

Viktimat e aksidentit ku vdiq Kobe Bryant:

Kobe Bryant 41 vjeç dhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna

John Altobelli ish-lojtar dhe tashmë trajner bejzbolli, bashkë me gruan, Keri dhe të bijën, Alyssa

Christina Mauser, trajnere basketbolli e vajzës së Kobe Bryant.

Payton Chester shoqe në ekipin e basketbollit të Gianna Bryant.

Sarah Chester e ëma e Payton.