Biden: SHBA do të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

431
Zëvendës Presidenti amerikan Joe Biden, në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë tha se ato do të vazhdojnë derisa të zbatohet plotësisht marrëveshja e Minsk’ut.
Biden në një konferencë në lidhje me zhvillimet në Ukrainë në Institutin think-tank Brookings duke vënë në dukje se “SHBA duhet dhe do të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë deri sa marrëveshja e Minsk’ut të zbatohet plotësisht” ka bërë thirrje liderëve Europianë për renovimin e sanksioneve ekzistuese.
Biden i cili situatën në Ukrainë e ka cilësuar si “një tragjedi njerëzore e shkaktuar nga agresiviteti i Rusisë” ka theksuar se “Mbështetja e Ukrainës kundër këtij agresiviteti është e një rëndësie kritike”. Ndërsa ndaj një pyetjeje nëse është e nevojshme që Ukraina të ndihmohet me armatime Biden i është përgjigjur se kjo çështje “vlen të diskutohet”.
Biden në fjalimin e tij ka përdorur fjalë të ashpra ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. Ai ka theksuar se ata i kanë përshëndetur me kënaqësi reformat politike të zbatuara gjatë periudhës kur president në rusi ka qenë Dmitriy Medvedev dhe duke vënë në dukje se mes viteve 2008-2012 ata kishin shënuar një bashkëpunim në përmasa të rëndësishme me Rusinë. Ai theksoi më tej se pas ardhjes në pushtet të Putin ai e ka “tërhequr në një rrugë shumë të ndryshme” vendin e tij”
Biden ka shpjeguar më tej se vizioni i Putin krahas “miteve dhe iluzioneve” nuk ka çfarë ti paraqesë më shumë popullit Europian dhe atij Rus. Ai ka theksuar gjithashtu se Putin krahas “agresionit të pamëshirshëm” ndaj Ukrainës zbaton edhe një “mjedis presioni agrisiviteti” në vendin e tij. Biden ka vënë në dukje më tej se hapat e hedhura kundër Rusisë nuk janë për një “ndryshim të regjimit” por vetëm për të siguruar që Putin të sillet më “racional”.
Biden në përfundim të fjalës së tij ka thënë se kundrejT të gjitha këtyre është më se morale që SHBA dhe Rusia të bashkëpunojnë në çështje me “interesa të përbashkëta” globale si negociatat bërthamore me Iranin, dhe kërcënimi i ISIS.
Sigal