Bernardino Leon: Qeveri uniteti për Libinë

455
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Libinë ka propozuar formimin e një qeverie uniteti pas disa muaj bisedime të vështira.
Që nga viti 2014, Libia ka dy qeveri paralele: një një Tripoli e mbështetur nga islamikët dhe një në lindje e mbështetur nga ndërkombëtarët. Megjithatë deputëtë nga të dyja palët mendojnë se ky hap është i parakohëshëm, pasi kjo marrëveshje kërkon mbështetje nga të dy parlamentet rivale.
Gjatë një konferencë për shtyp në Marok, i dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Bernardino Leon tha se Fayez Sarraj do të emërohet kryeministër Abdulsalam Bilashahir nga Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar i Tripolit deklaroi për rrjetin britanik BBC se ata nuk janë pjesë e kësaj qeverie dhe se kjo nuk do të thotë asgjë për ta.Kurse Ibrahim Al Zaghiat, i Dhomës së Përfaqësuesve me seli në Tobruk tha se kjo qeveri do të çojë në ndarjen e Libisë dhe do ta bëje vendin qesharak. Zgjedhja e zotit Leon eshte e pamatur.
Megjithatë, i dërguari i Kombeve të Bashkuara thotë se kjo qeveri dhe ministrat e propozuar për unitet mund të funksionojnë. Një aleancë e pavarur e milicive, përfshirë islamistët, kapi kryeqytetin Tripoli në gusht të vitit 2014, duke detyruar qeverinë ekzistuese dhe të njohur ndërkombëtarisht të largohet në qytetin Tobruk në lindje te vendit. Politikanët e Libisë janë përballur me presion në rritje nga Perëndimi për të arritur marrëveshje për një qeveri uniteti. Libia ndodhet në trazira të dhunshme që prej rrëzimit të diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011.
Dhuna dhe kaosi politik kanë lejuar militantët islamikë të fituar terren në Libi dhe trafikantët e qënieve njerëzore përdorin brigjet e Libisë për të dërguar dhjetëra mijëra emigrantëve përgjatë Mesdheut në Evropë.
Sigal