Berluskoni kërkon rikandidimin në gjykatën e Strasburgut, pjesë e jurisë edhe një shqiptar

715
Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ndodhet në gjyq kundër ligjit italian Severino që e që e ndalon rikandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme politike. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka nisur sot shqyrtimin e rekursit të prezantuar nga Berluksioni 4 vite më parë. Ligji “Severino” i miratuar në vitin 2012 ndalon kandidimin të personave me një dënim prej më shumë se dy vjet për korrupsion.
Image result for Ledi Bianku
Ish kryeministri Berluskoni në maj të 2013 është dënuar nga drejtësia italiane me 4 vjet heqje lirie për mashtrim fiskal të shoqërisë së tij Mediaset.
Në Gjykatën e Strasburgut drejtuar nga kryetarja Angelika Nussberger merr pjesë dhe gjykatësi shqiptar Ledi Bianku.
Ai ishte i pari që hodhi mjaft dyshime mbi vendimin e moskandidimit të Silvio Berluskonit në zgjedhjet politke. Gjykatësi Bianku ka sjellë në vëmendje rastin e senatorit italian Augusto Minzolini i cili dhe pse i dënuar nga drejtësia italiane është sot anëtarë i Dhomës së Senatit të Parlamentit italian, ndërsa ish kryeministrit italian i mohohet kjo e drejtë. Gjykatësi shqiptar hodhi në diskutim cështjen mbi kriteret e vendimit e përdorueshmërinë e ligjit Severino për qëllime politike.
Sigal