Berluskoni: E fejuara ime e re, shoqe e vajzës time Barbara

548
Sigal

-Françeska është 28 vjeçe, Berluskoni 76, (48 vjeç më i madh) dhe shumë e bukur jo vetëm në trup, por dhe brenda

 Në një intervistë të drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje, në 5 kanale, të televizioneve që ish -Kryeministri italian Berluskoni drejton, pas një pyetje surprize të drejtueses Barbara D’ursso, se a kishte Berluskoni ndonjë të fejuar, vjen përgjigja e jashtëzakonshme: “Po, tani nuk jam më i vetëm. E kam dhe unë një të fejuar napolitane, si ty quhet Franceska (Francesca) dhe është 28 vjeçe….

“Vërtetë?”

“E konfirmoj. Është shumë e bukur në pamje, por më e bukur në shpirt. Inteligjente, plotë hare në shpirt dhe vizion për të ardhmen, një mike e mirë e vajzës time, Barbara…. Kam vite që e kam njohur. Në Napoli ka pasur një PUB me emërtimin “Zëmra ime, Silvio!”…Pra, tani nuk jam më i vetëm. E kam edhe unë një të fejuar!” Dhe kamerat menjëherë paraqesin të fejuarën shumë të re të Silvio Berluskonit që edhe këto ditë ka tronditur politikën italiane dhe atë evropiane, e cila me trishtim sheh se rikthimi i Berluskonit në drejtimin politik apo dhe qeveritar të Italisë, përbën kërcënim për Europën dhe pse jo një thellim krize më të rëndë për Italinë, borxhi i brendshëm i së cilës, ditë më parë u njoftua se kaloi shifrën e 2 miliardë eurove. Deklarimi i skifterëve të Berluskonit se qeveria Monti, nuk do të ketë më mbështetje parlamentare të deputeteve të partisë së Berluskonit, ka detyruar këtë të fundit se së shpejti do të jap dorëheqje, gjë që do të thotë se, zgjedhjet e reja parlamentare mund të zhvillohen jo më tej se muaji shkurt. Mbyllja e vështirë e vitit ekonomiko-financiar të Italisë me mbi 70 mijë ndërmarrje të falimentuara (vetëm 25 mijë të rikrijuara) si dhe borxhi skandaloz, janë fakte të rënda që nuk mund t’i zbus dot as vetëdeklarimi mbrëmë, të dielën i Berluskonit se tashmë ai ka një të fejuar zyrtare, 28 vjeçe në moshë dhe me bukuri të rrallë edhe në brendësi të trupit! Berluskoni, më në fund zgjidh vet enigmën e varfërisë së tij zyrtare, me një femër napolitane, duke u lënë italianëve të zgjidhin dhe ata vet, krizën e tyre ekonomike dhe drejtuesit që do t’i qeverisin, pas muajit shkurt.