Berlusconi militantëve: Nëse më arrestojnë bëni revolucion

402
I nxiti me një thirrje. I ftoi të bëjnë “revolucion” për të. Dhe premtoi beteja që do t’i luftojnë sërish bashkë, brenda “një shtëpie të hapur nga shpresa”, që është në gjendje ta ringrejë të djathtën.
“Unë nuk iki. Do të qëndroj këtu për t’u përballur me të majtën dhe prokurorët. Dhe duke mos patur më asgjë, askënd që të më mbulojë, mund edhe të ndodhë që ndonjë prokuror të ma heqë lirinë. Në rast se ndodh, shpresoj të keni guximin të bëni një revolucion”, – u shpreh sot ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.
Sigal