Berlin – Gjermania përshpejton procedurat e dëbimit të emigrantëve

461
Kabineti gjerman miratoi një projektligj të mërkurën, i cili në disa raste i lejon agjensisë për migrim dhe refugjatë të vlerësojë të dhënat e telefonave celularë të emigrantëve për të përshpjetuar procesin të atyre që iu është refuzuar statusi i refugjatit.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere tha për gazetarët se nuk po kërkohet kaq shumë, por vetem një përgjigje korrekte ndaj shtetit nga i cili kerkojnë mbrojtje, pra emrin dhe vendin e prejardhjes.

De Maizer shtoi se kontollet më të mira janë ato që kryhen nëpërmjet pasaportave dhe dokumenteve perosonale, por kjo nuk është gjithmonë e mundur.

Vendimi i qeverisë gjermane vjen pas raporteve të ndryshme mediatike se emigrantët i djegin mjetet e tyre të identitetit, si pasaporta apo karta identiteti qëllimisht për të fshehur të dhënat.

Kjo pasi në Gjermani jo të gjithë kanë të drejtën e azilit.
Ata që largohen nga siria dhe vende qe kanë konflikt mund të kërkojnë azil, por jo ata që vijnë nga afganistani, Pakistani, sudani, apo vendet e varfra të Afrikës së Veriut.

Ministri i Brendshëm shpjegoi me detaje ligjin e ri, duke deklaruar se do të operohet mbi të gjitha në rastet kur, për shembull dikush pretendon se është nga Eritrea në kohën kur të gjitha të dhenat e tregojnë nga Sudani.

Muajin e kaluar, zyra e Statistikave federale tha se popullsia e Gjermanisë u rrit me 600 mijë perosna vitin e kaluar , duke arritur një rekord të lartë prej 82.8 milion njerëz për shkak të numrit të emigrantëve të cilët kanë mbërritur në vend.
Sigal