Bëri një postim në “Facebook”, ministrja e Drejtësisë jep dorëheqjen papritur

175
Jep dorëheqje ministrja e Drejtësisë në Norvegji Sylvi Listhaug. Shkak i këtij vendimi është bërë një postim i saj në faqen e ‘Facebook’-ut.
Fill pas postimit të saj, ndaj ministres u organizua një mocion mosbesimi në Parlament nga partitë opozitare, duke çuar kështu në dorëheqjen e Listhaug, shkruan ‘Daily Mail’. Më 9 mars ministrja shkruante në ‘FB’ se: “Liberalët mendojnë se të drejtat e terroristëve janë më të rëndësishme se siguria e vendit”, status që shoqërohej me një foto të luftëtarëve islamikë të maskuar me rroba ushtarake, me shalle të zeza dhe rripa municionesh.
Ndonëse Parlamenti kishte përcaktuar që të bëhej votimi për këtë mocion, ministrja nuk ka pritur këtë proces, ndërsa ka hequr dorë nga detyra. Ajo pohoi se ky hap ishte bërë me iniciativën e saj.

Më herët kryeministrja Erna Solberg pohoi faktin se nëse kundër ministres kishte një shumicë, atëherë ajo do të thërriste një votëbesim për të gjithë qeverinë, duke çuar kështu vendin në zgjedhje të parakohshme.