Bëri 25 vite burg, ja si e pret vendimin për pafajësinë e tij

531
Sigal

Videoja e mëposhtme është bërë virale në internet, pasi në të shihet reagimi mjaft prekës i një të burgosuri që u shpall i pafajshëm pasi kishte kaluar padrejtësisht 25 vite të jetës së tij pas hekurave.

Daniel Villegas u shpall i pafajshëm më 6 tetor të këtij viti .

Ai nuki i mbante dot lotët teksa priste verdiktin që gjykata do të jepte ndaj tij.

Për të ardhur deri tek kjo ditë, Danielit i ishte dashur të kalonte përmes një sage 25-vjeçare e cila përfshinte tri gjykime dhe shumë më tepër apele.

Juria që shqyrtoi rastin e tij përbëhej nga shtatë gra dhe pesë burra dhe procesi i gjykimit zgjati rreth nëntë orë deri në arritjen e marrjes së vendimit të tyre mbi fatin e të dënuarit.

Avokati i tij, Joe Spencer u shpreh se: “ishte mirënjohës për Danielin dhe familjen e tij. Unë – tha ai – nuk mund as ta imagjinoj se çfarë kanë hequr ai dhe familja e tij gjatë gjithë këtyre viteve.”

Villegas qante ndërkohë që priste njoftimin dhe më pas u rrëzua në gjunjë kur më në fund u shpall i pafajshëm.

Familja dhe mbështetësit e tij, të cilët mbushën sallën e gjyqit, e shoqëruan shpalljen e vendimit me duartrokitje.  Daniel Villegas akuzohej për një vrasje të dyfishtë. Në videon e mëposhtme shihet edhe reagimi i tij dhe i pjesmarrësve të tjerë në sallën e gjyqit.