Beogradi pret që Moska të veprojë si ndërmjetëse në zgjidhjen pret përfshirjen e Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

448
Beogradi pret që Moska të veprojë si ndërmjetëse në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim me kreun e Senatit rus, Valentina Matviyenko të mërkurën.
Vuçiç ka theksuar se çështja e Kosovës është përmendur në bisedimet e tij të së martës me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton TASS.
“Kemi disa pajtueshmëri, në rast se ka ndonjë konflikt, formati do të zgjerohet në mënyrë që të zgjidhet situata”, ka thënë Vuçiç. “Kërkova nga Rusia që të veprojë si ndërmjetëse dhe presidenti u pajtua”, shtoi ai.
“Nëse shqiptarët kërkojnë që SHBA të bëhet ndërmjetës në bisedimet me Kosovën, atëherë ne do të kërkojmë që Rusia t’i bashkohet këtij procesi”, theksoi Vuçiç.
“Sa i përket Kosovës, ne besojmë se situata duhet të zgjidhet me mjete politike, bazuar në dialog në mes të palëve në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Ne do të përkrahim çdo vendim të dakorduar dyanshëm që e arrijnë Beogradi e Prishtina”, ka thënë Putin.
Sigal