Beograd, deputetja Musliu: Njihni Kosovën…ja pse u vesha kuqezi!

481
Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Është kjo kërkesa që i ka drejtuar Beogradit deputetja e Partisë Demokratike të Kovoës Ganimete Musliu.
“Kërkova nga deputetët serbë mos t’i mashtrojnë qytetarët e tyre, por t’u tregojnë atyre që Kosova është shtet”, ka thënë Musliu për ‘Epokën e re’.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka folur edhe për veshjen kuqezi në Beograd dhe mbajtjen e simbolit të Republikës së Kosovës. Sipas saj, ky gjest ka pasur dy simbolika: e para, se është shqiptare dhe e dyta, sipas saj, për t’i treguar Serbisë se përfaqëson shtetin e Kosovës. 
Musliu njoftoi se në Qershor një delegacion i Kuvendit të Serbisë pritet të vizitojë Kosovën.
Katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës udhëtuan për në Beograd, për të marrë pjesë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG) me temën “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve.
Sigal