Bënte thirrje për sulme terroriste, arrestohet shqiptari në Kosovë (Emri)

92
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Pejës, pasi ka bërë thirrje për sulme terroriste përmes rrjeteve sociale. I arrestuari është Rakip Abdyli nga Opoja, por me vendbanim në Pejë. 

Policia ka shtuar kontrollet rreth kishave dhe manastireve, kurse, kryeministri Isa Mustafa dje ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Shteti dhe institucionet janë në alarm për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”.

Edhe Ambasada amerikane iu ka sugjeruar qytetarëve të saj në Kosovë që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”- sugjeron Ambasada amerikane për qytetarët e saj në Kosovë.