Bën pushime luksoze në Maldive, njihuni me hidraulikun që fiton më shumë se Kryeministri

603
Sigal

Një histori suksesi që është frymëzim për shumë persona që e dëgjojnë.

Kjo është historia e hidraulikut, Stephen Fry 34 vjeçar nga Britania që fiton më shumë se një kryeministër.

Stephen Fry, fiton 210,000 paund në vit, jeton në një zonë milionerësh në Kensington, West London, dhe bën pushime luksoze në Maldive nëpërmjet zhbllokimit të tualeteve dhe rregullimit të çezmave që rrjedhin.

c_1517744509-8696191.jpg

Sipas mediave ndërkombëtare Fry e nisi këtë profesion që në moshën 17 vjeçare pasi ndoqi një praktikë dhe pas 3 vitesh arriti të ngrejë biznesin e tij.

“Çdo ditë është kënaqësi. Mund të shkosh në një vend ku një gruaje i pikon tavani dhe po qan, kështu që është një ndjenjë e këndshme kur ndaloni ujin dhe e bëni të lumtur. Unë kënaqem me punën time, jam punëtor, do të punoj dhe mendoj se nuk do heq dorë kurrë”, shprehet Fry

E si të mos jesh i kënaqur kur fitimet janë më të larta se të një kryeministri.

ccc_1517744523-6456613.jpg