Sigal

Një studente ka gjetur 1.000 paund të fshehur brenda një palë këpucësh të sapo blera online.

Ella Gilman, 19 vjeç, nga Mançester, nuk mund ta besonte kur zbuloi parëtë në një zarf brenda këpucëve të sapo blera shkuan The Sun.

19 vjeçarja menjëherë kontaktoi shitësin dhe brenda gjysmë ore paratë u kthyen tek pronarin i ligjshëm i tyre.

Laura Hazeldine ngeli pa fjalë kur Ella e kontaktoi atë për ta njoftuar se kishte futur gabimisht një shumë të konsiderueshme parash te porosia e saj. Pasi i kërkoi detajet e saj bankare, Ella i dërgoi paratë në bankë, 25 minuta më vonë.

Laura tha se donte ta falenderonte publikisht dhe shtoi se veprimi i studentes e ndihmoi atë të besonte sërish në vlerat e njerëzimit.

Laura i kishte kursyer paratë por nuk kishte pasur kohë të shkonte t’i fuste ato në bankë. Kështu ajo i kishte fshehur paratë në një vend të sigurt në shtëpinë e saj, më pas kishte harruar ku i kishte lënë.

Laura tha: “I fsheha paratë në shtëpi dhe isha e bindur se i kisha humbur ato. Ajo m’i riktheu brenda 25 minutash, jam pa fjalë! Ndershmëria dhe integriteti i saj më kanë bërë të besoj se ka njerëz të mirë në këtë botë”