Belgjikë, trupi i masakruar i përket një studenti shqiptar

515
BELGJIKË – Kufoma e masakruar e gjetur në Wemmel në Belgjikë rezulton se i përket një studenti shqiptar. Trupi i 22-vjeçari Xhuliano B., u gjet në një çantë ku mungonte një krah dhe me trup të coptuar. Xhuliano ishte student për Drejtësi dhe Kriminalistikë në Universitetin e Brukselit.
Trupi i tij u zbulua në një fushë më 9 qershor, ku kufoma e masakruar u gjet nga disa punonjës të bashkisë Jette, në një çantë të madhe. Trupit të 22-vjeçarit i mungonin koka, parakrahu dhe pjesa e poshtme e këmbëve.
Për ngjarjen tragjike është lajmëruar familja e shqiptarit, e cila ka mbërritur në Bruksel. Gazeta belge “La Capitale”, raporton se familjarët refuzojnë të pranojnë vdekjen e djalit të tyre duke thënë se Xhuliano është parë i gjallë edhe pas ngjarjes. Por, hetuesit besojnë se tatuazhi që djali kishte në trup është shenjë identifikuese.

I riu shqiptar nuk ishte i panjohur për drejtësiën, pasi më parë 22-vjeçari rezulton i dënuar me 30 muaj burg. Ai rezulton se kur ishte 18 vjeç ka goditur një nga shokët e klasës me shkop bejsbolli, ndërsa në vitin 2014 ëshë arrestuar për trafikim kanabis. Deri tani mbi ngjarjen tragjike ka shumë pak të dhëna pasi shumë pyetje mbeten edne pa përgjigje. 
Sigal