Belgjikë, mbyllen shkollat, fëmijët: Nuk e dinim që shkolla ishte e mbyllur ndaj edhe erdhëm sot

483
Brukseli ndodhet për të tretën ditë rradhazi nën masa të rrepta sigurie, teksa vijojnë hetimet për të shumë-kërkuarin Salah. Metrotë, muzetë, shkollat, kinematë si dhe shumë dyqane qëndrojnë të mbyllura për të maksimizuar sigurinë e qytetarëve. Kjo vajzë tetë vjeçare e mori vesh lajmin e mbylljes së shkollës së saj, vetëm në momentin që mbërriti atje me familjarët e saj. E pyetur nga gazetarët, ajo shprehet e zhgënjyer:
“Nuk e dija që shkolla ishte e mbyllur ndaj edhe erdha sot. Jam pak e mërzitur sepse doja që të shkoja në shkollë. Megjthatë, ky nuk është një problem serioz.”
Ndërkohë, ky mësues 33 vjeçar i quajtur Akram Azib, thotë se duhet të gjendet një mënyrë e përshtatshme për t’u shpjeguar fëmijëve atë që po ndodh.
“Për momentin nuk mund t’u thuash fëmijëve ekzaktësisht atë që po ndodh. Duhet të gjesh fjalët e përshtatshme, pasi nuk mund t’u drejtohesh atyre sikur po flet me njerëz të rritur.”, shprehet Azib.
Midis personave që vendosën të shkojnë në punë është edhe Zhani. Gjatë një interviste të dhënë në momentin kur po priste autobuzin, ai thotë se pavarësisht asaj që ndodhi, njerëzit duhet të vazhdojnë jetën normalisht.
“Shohim ushtarë, policë dhe makineri të rënda ushtarake. Megjithatë, ne nuk kemi të drejtën e zgjedhjes. Duhet të shkojmë në punë. Jeta vazhdon”. shprehet ai.
Brukseli ka qënë vendi kryesor i hetimeve për sulmet e Parisit, pas zbulimit se disa prej autorëve. Sot ishte dita e tretë rradhazi në të cilën u aplikuan masa mjaft të larta sigurie. Autoritetet ushtarake dhe policore ndodhen në të gjithë qytetin.
Sigal