Belgjika shton numrin e ushtarëve, në qytetet e mëdha

524
Qeveria belge kja njoftuar se ka vendosur 300 ushtarë shtesë në qytete të mëdha. Belgjika tashmë ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist dhe ka anuluar një ndeshje miqësore të futbollit me Spanjën, të planifikuar për sot. Po sot, ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se 115,000 forca të sigurisë janë mobilizuar në gjithë vendin.

Të gjitha këto vijnë pas sulmeve terroriste në Paris, që kanë ndodhur javën e kaluar, duke vrarë së paku 129 veta. Cazeneuve ka thënë sot se 128 bastisje kundër militantëve të dyshuar janë bërë vetëm gjatë natës së kaluar. Franca po ashtu ka intensifikuar bombardimet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
Sigal