Belgjika e ka mbajtur sekret çështjen e vezëve të kontaminuara

513
Belgjika ka pranuar se kanë qenë e informuar qysh nga muaji qershor, se vezët që vinin nga fermat holandeze mund të ishin të kontaminuara me një insekticid, një muaj para se çështja të bëhej publike.

Testet laboratorike zbuluan te vezët holandeze praninë e kimikatit fipronil, i cili mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe gjendrat e tiroides.

Supermarketet në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë kanë hequr nga tregu vezët, që dyshohet të jenë të kontaminuara. Një zyrtar gjerman tha se, deri në 10 milionë vezë me kimikatin toksik mund të jenë shitur në Gjermani.

Holanda është eksportuesi më i madh i vezëve në Europë, e një prej më të mëdhenjve në botë.
Sigal