Bëhuni gati për luftë/ Rusia dhe Irani bëhen bashkë: Do nisim sulmet kundër SHBA-së nëse e tepron me Sirinë

520
Forcat ruse dhe iraniane mbrëmjen e kaluar paralajmëruan Donald Trump se do të hakmerren me veprime ushtarake nëse ai vazhdon sulmet ajrore kundër Assad në Siri.
Në një kërcënim zyrtar që rrit mundësinë e luftës, Putin dhe Rouhani thanë se Presidenti amerikan kishte kaluar “vijën e kuqe” ,e bombardimet e tij të papritura me raketa kundër forcave të Bashar al-Assad.

“Nga tani e tutje ne do t’i përgjigjemi me forcë çdo shkelje të vijave të kyqe dhe Amerika e di mirë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur,”tha një nga shefat ushtarakë që në një deklarata të përbashkët me grupin militant Hezbollah.

Ambasada ruse në Londër tha se duhet të përgatitemi për luftë të vërtetë nëse Moska paraqit një ultimatum mbi Sirinë.

Por me gjithë kërcënimin kanosës të luftës pas vendimit për të nisur sulmet ajrore në repartet ushtarake nga ku u nisën sulmet kimike që vranë 80 civilë, mes tyre dhe fëmijë në Siri, Trump vazhdoi axhendën e tij në fushat e golfit në Palm Beach të Floridas. Kjo është vizita e tij e 16 që Trump i bën fushave të golfit që kur u bë President, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore, ai tha se ndoshta nuk do të luante më për shkak se do ishte i zënë me punë.
Sigal