Bëhet zbulimi i pabesueshëm për asteroidet

490
Sigal

Shkëncëtarët japonezë kanë zbuluar për herë të parë prova uji në 17 asteroide duke përdorur të dhënat nga sateliti me infra të kuqe AKARI.

Ky zbulim i madh do kontribuojë për të kuptuar shpërndarjen e ujit në sistemin tonë diellor, evolucionin e asteroideve dhe origjinën e ujit në Tokë.

Toka është i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është konfirmuar prania e ujit.

Hulumtuesit nga Agjensia Hapësinore Japoneze (JAXA) dhe Universiteti i Tokios zbuluan se uji nuk rrjedh në sipërfaqen e asteroideve por ruhet brenda tyre si mineral i hidratuar, prodhuar nga reaksionet kimike të ujit dhe gurëve që ndodhën brenda asteroideve.

Studimet e fundit tregojnë se trupat e tjerë qiellorë në sistemin tonë diellor kanë ose kanë pasur ujë.

Asteroidët mendohet se sollën ujin në tokë.