Befason ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevski tregon se kur mund të arresohet

548
Nikolla Gruevski jo vetëm që është i vetëdijshëm se do të përfundojë në burg, por ai e dinedhe momentin kur do të arrestohet. Sipas ish-kryeministrit Gruevski, Qeveria që udhëhiqet nga Zoran Zaev do që ta burgosë atë, në kohën kur do ndryshohet emri i shtetit.
“Shihet qartë me deklaratat e Nikolla Dimitrov se shtetit do t’i ndërrohet emri brenda dy muajve, Në atë periudhë do tentojnë me çdo kusht të kenë ndonjë të burgosur. Në atë periudhë qeveria do të tentojë ta kthejë vëmendjen ndaj gjykatave, që LSDM-ja t’ia ndërrojë emrin më lehtë sipas interesave greke”, deklaroi Gruevski në gjykimin e rastit “Tenku”.
Sigal