Beçkoviç: Pavarësia e Kosovës varet nga Serbia

421
Akademiku serb Matija Beçkoviç ka folur për pavarësinë e Kosovës dhe për mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s. “Serbinë po e shantazhojnë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, për shkak se ata e dinë se nga ajo, (nga Serbia), varet nëse Kosova është e varur ose jo . Edhe po mund ta njohë e gjithë bota, nëse nuk e njeh Serbia, kjo nuk do të thotë asgjë”, ka thënë Beçkoviq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Veçernje Novosti”, lidhur me pavarësinë e Kosovës, shkruajnë mediat.

Beçkovo është përgjigjur me cinizëm për pranimin e Kosovës në UNESCO. Në pyetjen nëse Kosova do të pranohet në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara, ai e është përgjigjur: “Pyetja ka mundur të bëhet ndryshe: A do t’i shndërrojë UNESCO piromanët në zjarrfikës“.
Sigal