BE zgjidh problemin me azilkërkuesit në fund të vitit

71
Komisioni Evropian do të hartojë një listë të “vendeve të sigurta”. Kjo do të thotë se nëse qytetarëve nga këto vende u refuzohet kërkesa për azil, do të riatdhesohen. Masa është përpjekje për të ulur fluksin e madh të emigrantëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkojnë në vendet e BE-së azil.
Zv.presidenti i KE-së, Frans Timmermans ka thënë për radion “Europe 1”, ka deklaruar se vendimi do të merret në fund të këtij viti. Në listë përveç disa vendeve të Ballkanit do të përfshihen dhe disa vende afrikane. Timmermans tha se deri tani ka dështuar sistemi aktual dhe se nevojitet një procedurë më e shpejtë.
“Për shembull në Gjermani ka refugjatë nga vendet e Ballkanit që janë vende kandidate për integrimin në BE. Ne duhet të biem dakord për kthimin e këtyre njerëzve në shtëpi sepse ata nuk janë të drejtë për azil”, tha zv.presidenti i KE-së.
Gjermania parashikohet që gjatë vitit 2015 të ketë 800 mijë kërkesa për azil. Rreth 40% e kërkesave aktuale për azil janë bërë nga qytetarë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosovë. Shqipëria dhe Kosova nuk janë pjesë e listës të “vendeve të sigurta” dhe bashkë me Malin e Zi pritet të futen në këtë listë.